15 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Mustafa thirrje deputetëve të VV-së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit: Mundësia e fundit që t’u dilni në krahë qytetarëve

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë pro Projektligjit për tërheqjen e Trustit.

Duke iu drejtuar deputetëve të kësaj partie, Mustafa ka thënë se votimi i këtij projektligji është mundësia e fundit që t’u dilet në krahë qytetarëve të vendit.

“Është mundësia e fundit që t’u dilni në krahë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.

Ai përmendi edhe njëherë masat që kishte propozuar partia e tij për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën pas rritjes së çmimeve.

Thirrje për të votuar pro këtij projketligji bëri më herët edhe inicuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu.

Ai tha se deputetët duhet të votojnë pro, pa dallim partie, meqenëse kjo kërkesë buron nga qytetarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit