9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Kusari-Lila: Jo Trustin, duhet gjetur zgjidhje alternative

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, gjatë seancës së Kuvendit, ka folur për pasojat, që sipas saj, shkakton një tërheqje e parave nga Trusti.

Ajo tha se tërheqja e fondeve dhe futja e tyre në ekonomi, në shumë nivele, është vlerësuar që e rrit prezencëne keshit dhe ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

“Tërheqja e këtyre fondeve dhe futja e tyre në ekonomi, në shumë nivele është vlerësuar që e rrit prezencën e keshit dhe ndikon drejtëperdrejtë në rritjen e mëtutjeshme të çmimeve. Dmth sipas propozimit, ndikimi te ata në nevojë është minimal, ndërsa efekti pasues është rritja e çmimeve, për të cilin efekt afatshkurtër nuk kemi mekanizma të shpejtë të amortizimit të kësaj rritje”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se grupi parlamentar i Vetëvendosjes nuk e mbështet këtë propozim, por tha se duhet gjetur ‘zgjidhje alternative e cila do mundësojë lehtësimin e rrethanave të krijuara nga kriza aktuale’.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk e mbështet propozimin por qëndron në shërbim të qytetarëve të Republikës, për gjetjen e zgjidhjes alternative e cila do të mundësojë lehtësimin e rrethanave të krijuara nga kriza aktuale”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit