Mustafa: PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për tejkalimin e bllokadave politike dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas tij, pas zgjedhjeve vendi ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale që u shërben qytetarëve, forcon shtetin dhe ruan partneritetin strategjik me aleatët.

Mustafa vlerëson se PDK-ja është e gatshme të luajë një rol vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik.
Ai thekson se Kosova nuk ka kohë për bllokada apo eksperimente politike, duke nënvizuar se e ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme.
“Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën”, ka shkruar Musta

Postimi.i plotë:

Koha për përgjegjësi politike: PDK, roli vendimtar për një qeveri normale

Pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale. Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë.

PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik.

Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën.

Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror.

Të ngjashme

Të fundit