17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Mustafa: Nevojitet marrëveshje e re, njohja “de-fakto” nuk ekziston, kemi nevojë për njohje “de-jure”

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se më mirë do të ishte që të arrihej një marrëveshje e re mes Kosovës e Serbisë, një marrëveshje siç tha ai finale, në mënyrë që sipas tij të mos shpenëzohet kohë dhe energji.

Mustafa në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1, tha se arritja e një marrëveshje finale mes të dyja vendeve, do ti përjashtonte mundësitë për përsëritje të rasteve siç ishte ai i djeshmi në Banjskë të Zveçanit.

“Më mirë do të ishte të arrihej një marrëveshje e re, një marrëveshje finale sesa që të shpenzohej energji dhe kohë dhe të krijohet  hapësirë në veri që të kemi raste të tilla. Mendoj se nëse përjashtojmë rastin që ka ndodhë dje, që s’mund të përjashtohet sepse askush nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj vrasjes së policit tonë dhe plagosjes së policëve të tjerë, të një grupi terroristëve të armatosur në veri të vendit. Mirëpo situata të tilla çfare ne kemi pasë atje për një periudhë të gjatë, themi i kanë konvenuar politikave populiste edhe të Vuçiqit i cili ka zhvilluar pandërprerë, por për fat të keq edhe Kosovës “, tha ai.

Tutje Mustafa theksoi se nuk sheh asnjë arsye që të shpresojmë në njohjen faktike, sepse siç tha ai, njohje faktike s’ka.

“Tashti kjo njohja faktike, unë po i përcjellë edhe debatet që po zhvillohen në opinion për njohjen formale dhe njohjen faktike, unë nuk shoh asnjë arsye që ne të merremi ose të shpresojmë në njohjen faktike sepse njohje faktike s’ka. Ne prej vitit 2013 e këndej gjithë jemi thirrë ne atë njohjen faktike.. . është përsëritë prej që është nënshkru marrëveshja në 20-tën, edhe më parë është përsëritë shumë ajo. Edhe ne e kemi thënë në vitin 2015 kur e kemi pru marrëveshjen që do të thotë meqenëse Serbia ja ka pranu autoritetin e Gjykatës Kushtetuese në një marrëveshje ndërkombëtare, në një marrëveshje që ne e kemi bërë me Serbinë, atëherë ajo edhe de facto e ka pranu Pavarësinë e Kosovës. Neve na nevojitet njohje de jure e cila neve na mundëson me shku edhe me shkel në pragun e Kombeve të Bashkuara, atje me njohje de facto nuk arrihet, sepse është çështje relative.  Ata janë zotuar në marrëveshjen e Ohrit që do t’i njohin simbolet e Republikës së Kosovës, nuk do të ndërhynë etj. Mirëpo ajo është një çështje tjetër, krejtë tjetër është ajo me dalë publikisht dhe me thënë se ne e njohim Kosovën si shtet dhe të pavarur dhe me të përmbyllet çdo gjë, mirëpo kjo njohja faktike unë shoh se është çështje që më tepër po e imponon apo adreson Qeveria në pushtet në mënyrë që me la fytyrën e vet me thënë jo po ne e bëmë këtë, sepse faktikisht na kanë njohtë sepse atje po shkrunë, faktikisht kjo shkruan edhe në marrëveshjen e 2013-tës, sepse edhe në atë marrëveshje thotë se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera, gjë që nuk është kurfarë zotimi sepse kërkush nga organizatat e tjera nuk e pyet Serbinë a do të anëtarësohet Kosova ose jo”, tha Mustafa.

“Në qoftë se ne e kemi vullnetin e atyre shteteve ashtu siç e kemi pasë vullnetin e atyre 120 shteteve të cilat e kanë njoftë Kosovën, prandaj këto janë më tepër çështje formale, çështje të fjalorit politik ose diskursit politik që e mban tani Vetëvendosja, sepse duhet ta shpërlaje fytyrën diqysh. Për arsye se ka bërë sulme të mëdha, ka ndërtuar një kauzë tepër të madhe kundër Asociacionit dhe tash e ka problem qysh me e pranu  Asociacionin dhe ka gjetë një formulë që po thotë, mirë ne e pranuam sepse ne krijuam kushte tash që Kosova të njihet de facto. Njohje de facto nuk ka”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit