11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Mustafa: Kosova po rrezikon perspektivën integruese

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se Kosova po rrezikon rrugën e vet integruese kur ka folur për mundësinë që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Ai ka thënë se kjo është nisma më serioze që e ofron rajonin drejt Bashkimit Evropian dhe largimi i Kosovës nga ky proces do të kishte pasoja të mëdha për Kosovën.

“Mundësia e lënies jashtë Procesit të Berlinit do të ishte me pasoja shumë të mëdha për Republikën e Kosovës. Kjo është nisma më e rëndësishme diplomatike që ka ndodhur në dekadën e fundit për ta ofruar rajonin në Bashkimin Evropian. Kosova po rrezikon perspektivën e vet integruese. Vetëm diskutimi për mundësinë e lënies anash të Kosovës nga Procesi i Berlinit është shumë i rëndë”, ka thënë Mustafa në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.

“Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”, ka thënë Sarrazin
Më 5 shtator, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se Sarrazin, në vizitën e tij të dytë në Kosovë brenda një afati të shkurtër kohor, i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të heqë ndalimin e vendosur në qershor 2023 për importin e produkteve të vendit. Origjina serbe, për të cilën Sarrazin thotë se po bllokon tregtinë e lirë në rajon dhe po pengon CEFTA-n.

Në këmbim të heqjes së ndalimit, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do të përfaqësohej vetë. Megjithatë, emri i saj do të shkruhej si Kosovë*, me yll që të çonte në një fusnotë ku thuhet se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur përfundimisht sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke reflektuar refuzimin e Serbisë për ta njohur atë si shtet të pavarur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit