5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi, pas letrës së dërguar në KiE: “Albin e Donikë, propagandën dhe mashtrimin ruajini për konsum të brendshëm

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas dorëzimit në KiE të letrës së ministres Gërvalla.

Musliu-Shoshi, ka porositur kryeministrin Albin Kurti dhe Donika Gërvallën t’i ruajnë për konsum të brendshëm propagandën dhe mashtrimin, “se nuk iu ecë me shtetet e KiE-së”.

Madje, sipas saj, edhe adresimii letrës është gabim, sepse Asambleja Parlamentare e KiE-së veçse ka dhënë qëndrim.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE—së!

E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin!

E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës  për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit.

E treta, mos merni hapa që t’i thuhet KiE-së se ne u treguam të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim????

Aleatët tanë janë besnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit