23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Partia Socialdemokrate pas letrës së ministres Gërvalla: Kurtit kurrë nuk i besohet

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate ka reaguar sot pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

“Letra e Donika Gërvallës, dërguar Byrosë së KIE-së është letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht”, thuhet në komunikatë.

“Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga VV me 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga Pakoja e Marrëveshjes Bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti. Me këdo, qoftë qytetarë ose ndërkombëtar, Kurtit kurrë nuk i besohet. Fjala është taktikë lufte. Kështu, e vetmja marrëdhënie me të është ajo instrumentale. Kjo në fakt nuk është marrëdhënie, është mohim i tjetrit”, thuhet në komunikatën e Partisë Socialdemokrate.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit