Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se Kosova për herë të parë po shkon drejt zgjedhjeve për shkak të çështjes së presidentit.
Musliu-Shoshi ka thënë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur më herët në Kosovë.
“Kosova për herë të parë shkon në zgjedhje për presidentin, vetëm nën udhëheqjen e Albin Kurtit. Më herët asnjëherë Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje për shkak të presidentit”, ka thënë Musliu-Shoshi në emisionin “Click” të RTV21.






