13.8 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Musliu-Shoshi: Martin Berishaj është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i Kosovës

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Musliu-Shoshi ka thënë se ambasadori Martin Berishaj, është dashur të shkarkohej që të ruhej imazhi i Kosovës.

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës! Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit