-0.3 C
New York
Wednesday, November 29, 2023

Buy now

Musliu-Shoshi ia bën “8 me 2” deputetës së VV e cila e quajti deputete të vogël: S’më kujtohet emri i saj

I
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se nuk i kujtohet emri i deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Të dyja janë anëtare të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, por nuk kanë marrëdhënie të mira.

Të dyja janë anëtare të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, por nuk kanë marrëdhënie të mira.

Kryeziu-Hyseni, e cila është kryetare e Komisionit, e pati quajtur deputete të vogël Musliu-Shoshin, e cila në Frontal në T7 tha se nuk e di se “me çka i matë ajo deputetët”.

“Nuk e di njësinë matëse të deputetes. Me çka i matë deputetët sa janë të mëdhenj dhe sa janë të vegjël”, tha ajo. “Shumë pak mbajmë mbledhje, sa që edhe emrin me ia mbajtë në mend është problem”.

Musliu-Shoshi tha se deputetja e LVV-së do të duhej “të tregojë një fuqi brenda përbrenda partisë së saj”. Tha se “kjo flet për vogëlsinë e saj”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit