9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Musliu: Pas çdo debati në Kuvend unë marr mesazhe kërcënuese

- Advertisement -

Këtë deklaratë Musliu e bëri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 teksa foli për raportimet në media për një atentat të planifikuar ditë më parë ndaj disa opozitarëve në mesin e të cilëve ishte edhe ajo.

Musliu tregoi se pas kësaj ngjarje ka pasur dy intervista nga Polica e Kosovës dhe Policia e Tuzit.

“Tashmë është bërë si normë, pas çdo debati politik qe e kemi në Kuvend, unë të marr mesazhe kërcënuese. Ajo që mund të them me kompetencë të plotë është që nuk jam përzier asnjëherë në asnjë lloj pune jozyrtare përveç punës time që e bëjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës që nënkupton që nuk i kam borxh askujt dhe normal që nuk i kam as frikën askujt, por kujdesin do ta bëjë ashtu siç më kanë rekomanduar organet e sigurisë së vendit”, tha ajo.

Tutje Musliu tha se sa i përket seriozitetit të çështjes, nuk është kompetente të flas për këtë dhe sipas saj janë organet e sigurisë ato që duhet të flasin për seriozitetin e kërcënimit.

“Arsyeja e vetme janë fjalimet në kuvend, nuk gjej asnjë arsye tjetër, normal edhe postimet që i bëjë në rrjetet sociale, që janë qëndrime të mija personale që nuk dallojnë asnjëherë nga aton që unë  i them në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk kam personale asgjë me askënd dhe prandaj nuk gjej asnjë arsye tjetër pse duhet të jem unë pjesë e një organizimi për atentat ose kudo qoftë”, tha ajo./Teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit