11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Haziri: Asociacioni është korridor që çon te marrëveshja, askush s’i ka faj Kurtit që duhet të hyjë në të

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kusht për një marrëveshje të re me Serbinë është themelimi i Asociacionit të Komuanve Serbe. AI ka thënë se ky është kusht për Kosovën.

Sipas Hazirit, i cili ka folur në emisionin DPT te Fidan Jupolli në T7, Asociacioni është korridor që çon te marrëveshja.

Ai ka thënë se askush nuk është fajtor pse Kurti duhet të hyjë në këtë korridor.

“Asociacioni është kusht për një marrëveshje. Rrugë, korridor, për me hy në një marrëveshje, është formimi asociacionit. S’i ka kërkush faj Kurtit pse duhet të hyjë në një korridor të tillë”, ka thënë ai në emision.

Sipas Hazirit, problemi më i madh i Kurtit për asociacionin është Kurti opozitar.

“Ai vetë ka mbjellë frikë, ka thënë Zajednica nuk kalon, ka organizu protesta të dhunshme, sepse sipas tij, është një Republika Srpska.”, ka deklaruar tutje Haziri.

Përveçanit, sipas Hazirit, amerikanët kanë garantuar edhe në vitiet 2016 e 2017 se Asociacioni nuk është Republika Srpska.

“Njerëzit kanë frikë serioze nga kjo punë, tash ai duhet të dalë t’i bindë njerëzit që nuk duhet të kenë frikë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit