Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, i cili fajësoi sot opozitën për mos konstituimin e Kuvendit.
Musliu i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet”.
Deputetja e PDK-së tutje ka theksuar se ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë.
Albin, ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë. Nuk ke nevojë të bëhesh kaq paranojak teatral se ti e din që VV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika. Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë”, ka shkruar ajo.
“Mirë se erdhe në realitet, Bini. Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, shkroi Musliu.