Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas saj, i ka trajtuar deputetët në raport me sigurimin e kuorumit në Kuvend.
Musliu, përmes një postimi, ka ironizuar deklarimet e ndryshme lidhur me numrin e deputetëve të nevojshëm për funksionimin e Kuvendit.
“Njëherë kërkoi t’ia garantonin 11 deputetë.
Pastaj tha: m’i garantoni 10 deputetë.
Herën tjetër doli dhe tha: m’i garantoni 22 deputetë.
Çka janë deputetët për ty, Albin Kurti?
Numra për t’i siguruar kuorumin apo përfaqësues të popullit?”, ka shkruar Musliu.
Në fund të reagimit, deputetja e PDK-së ka theksuar dy parulla: “Rrnoftë DEMOKRACIA!
Rrnoftë UÇK-ja!”






