13.3 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Murati takon ambasadorin e ri turk, shprehen gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Ministri Murati i uroi mirëseardhje ambasadorit në Kosovë, duke potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ambasadori Angili u shpreh falënderues për ndihmën dhe solidaritetin e shtetit të Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Gjatë takimit Ministri potencoi se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Turqinë, në fusha me interes për të dyja vendet. Ambasadori Angili, në anën e tij, shprehu gatishmëri për thellimin e këtij bashkëpunimi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit