Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar edhe çështjen e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel, duke thënë se Kurti ka thënë se ajo duhet të jetë bazë e përhershme në Kosovë.
“NATO, shteti amerikan kur kanë vendosur ku të jetë Bondsteel s’kanë shikuar ku është toka më e lirë apo më e shtrenjtë, por kanë parë ku është pika më strategjike. Ndërkaq sa i përket synimit të qeverisë Kurti, ju e dini se vet Kurti ka deklaruar se baza e Bondsteel duhet të jetë bazë e përhershme.






