Kandidati për kryeministër që do i prijë listës së AAK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Ardian Gjini, ka reaguar pasi u publikua lista për deputetë e kësaj partie.
Ai ka thënë se përpara tyre ëshë një kapitull I ri.
Tutje, Gjjini ka thën se Kosova nuk ka kohë për eksperimente, por për vendime të prera e të prekshme
Postimi i plotë:
Përpara nesh është një kapitull i ri!
Sot po prezantojmë listën e Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit. Kam nderin dhe përgjegjësinë e madhe që në këtë garë të jem bartës i kësaj liste të fitores, bashkë me kryetarin Ramush Haradinaj dhe ekipin tonë të palëkundur.
Aleanca futet në këtë proces me një vizion të qartë dhe të guximshëm.
Kosova nuk ka kohë për eksperimente, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm.
Ky rreshtim i joni përfaqëson besnikërinë ndaj qytetarit dhe andrrën për Kosovën që do ta mbrojmë e do ta jetësojmë me çdo kusht.






