Hoxha i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, ka konfirmuar në një paraqitje telefonike në televizionin “Kanal 10” se do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat për deputet në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.
Kur gazetari Arben Ahmeti i tha: “I bie që ju do të jeni në listën e Vetëvendosjes me numër 89”, Musliu i tha: “Kismet, me emër t’Zotit, edhe pres prej Arben Ahmetit me m’ndihmu.”
Musliu mbahet mend për fotografinë në konakun e tij bashkë me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke ngrënë fasule të ziera.






