“Kurti s’është model i së majtës”, Kuçi kritikon VV-në

- Advertisement -

Natyra Kuçi nga PSD-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga Albin Kurti, duke thënë se qasja e tij politike synon përqendrimin e plotë të pushtetit.

Ajo tha se ka shembuj të qeverisjes së majtë në botë që zakonisht nuk synohet ”kapja e pushtetit” ndërsa sipas saj kjo nuk po respektohet në rastin e Kurtit.

“Kurti po e don krejt pushtetin për veti edhe po don me e çu vendin në zgjedhje deri sa me fitu krejt atë që do me fitu”, deklaroi Kuçi.

Ajo shtoi se, sipas saj, ka shembuj në botë ku e majta qeverisëse nuk synon përqendrimin e të gjithë pushtetit në një dorë.

“Ka shumë shembuj në botë që e majta qeverisëse mirë nuk e synon të gjithë pushtetin. Kurti nuk është fare shembull”, u shpreh Kuçi.

Të ngjashme

Të fundit