Se sa ka fuqi zbatuese nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se e drejta ndërkombëtare njeh edhe marrëveshje pa nënshkrim.
“Megjithatë kjo është një strategjik e mirëmenduar edhe e zotit Kurti, në njërën anë, por edhe e presidentit të Serbisë, Vuçiq, të cilët për arsye të ndryshme nuk janë të interesuar ta implementojnë marrëveshjen”, deklaroi Murati për RTK-në, teksa shtoi se Kurti tani po paraqitet si bashkëpunues me ndërkombëtarët, duke i ikur asaj figure të një politikani problematik.
Murati, më tej, tha se Kurti nëse zbaton marrëveshjen për Asociacionin, atëherë ai vlerësohet si politikan i zakonshëm, i radhës dhe kjo, nëse e sheh vetveten në të ardhmen, është goxha defetiste.
“Kurti e ka minuar terrenin për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin, ndonëse e ka pranuar atë”, theksoi Murati.