Altin Krasniqi ka bërë të ditur se sapo ka përfunduar vizitën me babanë e tij, Jakup Krasniqin, pas dënimit të sotëm, duke përcjellë një mesazh falënderimi për shqiptarët që kanë mbështetur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se babai i tij falënderon secilin shqiptar për mbështetjen e dhënë, ndërsa theksoi se ata mbeten të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre.
“Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Në fund, ai u shpreh: “UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.”
Postimi i plotê:
Sapo përfundova vizitën me babin.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.





