18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Hodaj: Nga janari kemi pranuar 1 500 ankesa ndaj zyrtarëve policorë

- Advertisement -

Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës ka deklaruar se numri i rasteve të keqpërdorimeve nga punonjësit policorë, nga janari i këtij viti e deri më sot ka qenë 1500.

Prej tyre sipas Hodajt, 130 punonjës janë hetuar për raste të ndryshme penale.

“Ne si institucion kemi pranuar rreth 1500 ankesa që nga janari e deri më sot. Ankesat kanë pasë dyshime të ndryshme, disa janë besu që kanë bazë për hetim të mëtutjeshëm penal, disa janë përfundu janë dërgu për hetim administrativë në kuadër të institucioneve brenda Policisë së Kosovës. Ndërkaq mbi 130 punonjës janë hetuar për raste të ndryshme penale, të cilat ne i kemi konsideru që ka elemente dhe në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kemi inicuar dhe kemi zhvillu hetime për një numër të konsiderueshëm të tyre kemi dërgu edhe raporte apo kallëzime penale në prokuroritë kompetente”, tha Hodaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Derisa theksoi se ka një rritje të besueshmërisë së qytetarëve në Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Konsideroj që ka një rritje të vazhdueshme të besueshmërisë së qytetarëve në institucionin tonë, pra në Inspektoratin Policor të Kosovës. Vet fakti i numrit të madh të ankesave që pranojmë në rrugë të ndryshme, konsideroj që ka një besim në punën e institucionit tonë”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit