15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Murati fut ‘thikat’ mes veteranëve: Për pagën minimale, veteranët e vërtetë mendojnë si ne

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se ajo që po bën qeveria e Kosovës është e njëjtë me atë që e kërkojnë veteranët e vërtetë.

Sipas Muratit, mbështetjen për veteranët do ta bëjnë por aktualisht po merren me pagën minimale.

“Krejt çka po tentojmë është me e rrit pagën minimale si qeveri dhe s’po themi se s’kemi me i trajtuar edhe veteranët, edhe listat e veteranëve, edhe mbështetjen për ta por ajo është diskutim tjetër. Fillimisht kemi thënë po e trajtojmë pagën minimale”, tha Murati.

“Ne si qeveri jemi plotësisht në të njëjtën vijë të argumentimit edhe të mendimit me veteranët e vërtetë”, tha Murati në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“A mendon se janë 56 mijë veteranë të vërtetë?”, pyet ministri.

“Çka kërkojmë ne është ajo që kërkojnë veteranët e vërtetë. Me cilindo veteran që më ka rënë me bisedu nuk me ka rënë mos me taku edhe mos me vërejtë që janë të indinjuar dhe të irrituar që krahas tij që ka luftuar dhe ka sakrifikuar, ka rrezikuar jetën, është regjistruar edhe dikush që ndoshta s’ka qenë fare këtu”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit