Për atë që duket – jo larg mendësh – e mundshme për ‘peshkim’ të deputetëve nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është në kërkim të numërave edhe te partitë ish-opozitare, për Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin, përbën “prostitucion politik”.
“M’i marrë deputetët e zgjedhur sot për ni votë, për çfarëdo vote qoftë ai, është prostitucion politik.I shoh si prostitucion politik…M’u lidh për një proces, për një votë, për një rast, sss…”, tha ai.