21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Muja i VV-së: Buxheti është dyfishu dhe trefishu edhe në raport me bruto produktin vendor

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i ka reaguar opozitës në lidhje me investimet kapitale dhe me bruto produktin vendor.

Muja në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka folur fillimisht për buxhetin e Mbrojtjes duke thënë se për vitin 2024 është 153 milionë euro, ndërsa sipas tij në vitin 2016 ishte 49 milionë euro.

“Buxheti i paparë për Mbrojtje për vitin 2024 është 153 milionë euro, që është 1.45 në raport me bruto produktin vendor, për ta vënë në perspektivë, në vitin 2016 buxheti për Mbrojtje ka qenë 49 milionë euro apo 0.8% në raport me bruto produktin vendor, ka dyfishim e trefishim, dhe jo vetëm në terma absolut, por edhe në raport me bruto produktin vendor.”

“Meqenëse ka nevojë për sqarime shtesë Buxheti për Mbrojtje në vitin 2019 ka qenë 58 milionë euro, këto janë shifra që ne i marrim zyrtarisht, ka pas dyfishim dhe trefishim.” – ka thënë Muja.

Ndër të tjera deputeti i VV-së, ka thënë se për investime kapitale në vitin 2024 janë para 859 milionë euro.

“Sa i përket investimeve kapitale të parapara për vitin 2024, janë 859 milionë euro, që në raport me bruto produktin vendor është prap përtej vitit 2016. Çështja e realizueshmërisë është çështje tjetër, por edhe investimet kapitale janë përtej vitit 2016. Bruto produkti ose formimi i kapitalit bruto që është reflektim i investimeve publike dhe private edhe për vitin 2023 vazhdon të jetë mbi 3.2 miliardë euro, besojë që është dyfishi i viti 2016.” – ka thënë Muja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit