Anëtari i Partisê Demokratike të Kosovës, Nexhmi Muçiqi, ka bërë thirrje që Kryesia e partisë të respektojë vullnetin e elektoratit për rikthimin e Fatmir Limaj në PDK.
Sipas Muçiqit, shumica absolute e votuesve të PDK-së dëshiron që të miratohet kërkesa e Limajt dhe e të gjithë atyre që synojnë të jenë pjesë e familjes politike të kësaj partie.
“Është kërkesë e gjithë elektoratit të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës rikthimi i Fatmir Limajt në PDK, bashkëmelues i të cilës është”, ka deklaruar ai.
Muçiqi ka theksuar se rikthimi i figurave që dikur kanë qenë pjesë e PDK-së është në interes të partisë dhe të Kosovës, duke shtuar se vetëm kundërshtarët politikë i frikësohen rritjes së votës së PDK-së.
“Bashkimi bën fuqinë”, përfundon reagimi i tij.
Postimi i plotê:
Shumë dua të besoj se këtë herë Kryesia e Partisë Demokrstike të Kosovës do të respektojë dëshirën e shumicës absolute të votuesve të saj, që të miraton vullnetin e z. Fatmir Limaj dhe gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e familjes politike të PDK-së.
Është kërkesë e gjithë elektoratit të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, rikthimi i Fatmir Limës në PDK, bashkëmelues i të cilës është.
Është për të mirën e Kosovës dhe në interes të PDK-së rikthimi i të gjithë atyre që dikur kanë qenë në gjirin e saj.
Vetëm kundërshtarët tonë politik i frikësohen rritjes së votës së PDK-së.
Bashkimi bën fuqinë!






