Konkurrentja kryefjalë nuk i ka kursyer aspak fjalët e mëdha dhe vlerësimet, duke zbuluar fillimisht mendimin e saj të sinqertë për Arbanën dhe duke pranuar se kishte ndryshuar qëndrim ndaj saj përgjatë rrugëtimit.
“Kam pasur paragjykime, por ka filluar të më pëlqejë shumë. Shumë e mirë,” u shpreh Moza, përpara se të kalonte te një vlerësim tjetër.
Fokusi i bisedës u kthye me shpejtësi tek regjisori i spektaklit, për të cilin Mimoza nuk i mbajti dot superlativat, duke treguar hapur simpatinë për të. “Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” deklaroi ajo me bindje të plotë për Grishajn në mes të bisedës me fermerët e tjerë.
Sigurisht, kjo deklaratë kaq e papritur dhe e drejtpërdrejtë nuk mund t’i shpëtonte syrit të protagonistëve jashtë fermës.

Eduarti reagoi menjëherë duke e ripostuar videon në llogarinë e tij në Instagram për ta shijuar në maksimum këtë moment komik. Duke ruajtur sportivitetin që e karakterizon, ai etiketoi Arbanën në video duke shkruar me humor: “E kapa prime-in dhe unë,”.
Nuk mungoi reagimi i Arbanës që me të qeshura ka rishpërndarë videon duke u shprehur: “Hahahha ondërr! Vdiqa”






