Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka theksuar sot rëndësinë e përkujdesjes dhe respektit institucional për veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, raporton Scanner.
Ai tha se mbrojtja e vlerave të luftës nuk duhet të mbetet vetëm slogan politik, por obligim moral dhe shtetëror, duke shtuar se padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund.
Hamza u zotua se do të rikthejë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën.
Mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik. Është obligim moral dhe shtetëror. Prandaj, padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund.
Zotohem se do të rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim lirinë dhe shtetin që kemi sot.
#PDK125
#StopKrizes






