Mourinho rikthehet te Real Madridi?

- Advertisement -

Një zhvillim i bujshëm po qarkullon në botën e futbollit: Jose Mourinho është një nga kandidatët për t’u rikthyer te Real Madrid.

Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit madrilen janë të informuar prej rreth dy javësh për gatishmërinë e portugezit për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu”.

Vendimi për trajnerin e ri pritet të merret personalisht nga presidenti Florentino Perez, ndërsa Mourinho është vetëm një nga disa opsionet në listë. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, por burimet bëjnë të ditur se tekniku portugez është i hapur për një rikthim të madh në klubin ku ka punuar më parë.

Mourinho drejtoi Real Madridin në periudhën 2010–2013, duke fituar titullin në La Liga dhe duke ndërtuar një ekip shumë konkurrues në Europë. Një rikthim i tij do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme në botën e trajnerëve në vitet e fundit.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazë diskutimi, por ideja e rikthimit të “Special One” në Madrid po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

Rüdiger ende nuk vendosur për të ardhmen

Antonio Rudiger ende nuk ka marrë vendim për rinovimin e kontratës me Real Madrid, edhe pse klubi i ka ofruar marrëveshje të re.

Sipas mediave spanjolle, negociatat janë në pritje dhe lojtari po shqyrton opsione të tjera.

Interesim për mbrojtësin gjerman kanë shfaqur Juventusi dhe disa klube nga Arabia Saudite, të cilat ofrojnë kushte të mira ekonomike.

Të ngjashme

Të fundit