Kuka nderohet në Budvë me “Pllakën e Artë”, mirënjohja më e lartë nga Akademia Sportive e Malit të Zi

- Advertisement -

Trajneri i njohur kosovar i xhudos, Driton Kuka, është vlerësuar me një nga çmimet më të larta nga Akademia Sportive e Malit të Zi, gjatë Konferencës së 24-të Ndërkombëtare të mbajtur në Budva.

Kuka u nderua me “Pllakën e Artë” si vlerësim për kontributin dhe rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e arritjeve të tij përfshihen mbi 30 medalje botërore dhe evropiane, si dhe tri medalje të arta olimpike.

Ky çmim prestigjioz më herët i është ndarë edhe trajnerit kroat Zlatko Dalic, duke e renditur Kukën në mesin e figurave më të spikatura të trajnimit sportiv në nivel global.

Për suksesin e tij ka reaguar edhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit në Universiteti i Prishtinës, i cili e cilësoi Kukën si një shembull frymëzues të ekselencës dhe suksesit në sport.

Të ngjashme

Të fundit