Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u shpreh i befasuar pas humbjes nga Real Betisi në javën e katërt të La Ligës.
Ai tha se klubi i tij luajti shumë mirë, dhe nuk e di pse pësuan disfatë.
“Vërtet nuk e di pse humbëm. Luajtëm fort mirë. Shumë mirë”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.
“Qëndrimi i lojtarëve ishte fantastik dhe bëmë gjithçka për të fituar”.
“Urime Betisit, fituan lotarinë”.






