Incidenti me Jozin, intervistohet Edi Kuçi

- Advertisement -

Edi Kuçi, ish-banori i Big Brother Vip Kosova i cili ishte kryetemë e ditëve të fundit pas përplasjes me Jozefin Markun, është intervistuar sot pasdite nga Policia e Kosovës.

Kjo erdhi pas veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore e Pejës që gjatë ditës kërkoi arrestimin e Jozit.

Përkatësisht prokurori kujdestar me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj tij në drejtim të veprës “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi.

“Po mund ta konfirmojë që është intervistuar sot”, tha Nikqi.

Të ngjashme

Të fundit