Rikthimi i Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit duket vetëm çështje kohe, edhe pse zyrtarizimi i portugezit po vonohet për shkak të zgjedhjeve presidenciale te Los Blancos, ku Florentino Perez pritet të marrë një mandat të ri.
Megjithatë, The Special One ka nisur që tani të mendojë për ndryshimet në skuadër dhe mediat spanjolle raportojnë se një nga emrat më të kërkuar prej tij është mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, transmeton Klankosova.tv.
Italiani prej kohësh është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, por interesimi i fundit i Real Madridit dhe dëshira e Mourinhos për ta pasur në ekip mund të ndryshojnë totalisht situatën.
Sipas raportimeve, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej liderëve të mbrojtjes dhe kartoni i Bastonit vlerësohet rreth 70 milionë euro.
Nëse transferimi realizohet, Bastoni do të ishte një nga goditjet e para të Mourinhos në epokën e tij të re te gjiganti madrilen.






