Si kapadai në zyrë: Avni Zogiani pret mysafirët mbi tavolinë

- Advertisement -

Pozita e zëvëndësministrit në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duket se e ka bërë komod Avni Zogianin. Pak javë pasi mori këtë detyrë, Zogiani po ndjehet rehat në detyrën e re.

Kështu së paku duket në disa foto çasti ku zëvëndësministri shihet i ulur në tavolinë duke biseduar me qytetarët.

Kjo pamje e pakëndshme për një zyrtar të lartë shtetëror vjen në kohën kur shefja e saj, ministrja Fitore Pacolli ka ndërmarrë aksion të gjerë në Kosovë për pastrimin e mbeturinave.

 

Të ngjashme

Të fundit