8.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Mourinho: Ende nuk mund ta pranoj humbjen me Romën në finalen e Ligës së Evropës

- Advertisement -

Trajneri Jose Mourinho ende thotë se e ka në mendje humbjen që pësoi sa ishte në krye të Romës në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas.

“Special One” e ka pranuar se po ka probleme në Evropë, ndërsa nuk po e harron assesi finalen e Ligës së Evropës.

“Ndjenja është se po vuaj në Evropë. Humba në finale në një mënyrë që nuk mund ta pranoj dhe nuk e heq nga mendja që atëherë. Ishte padrejtë”.

“U përjashtuam nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve shkaku i një penalltie nga VAR-i në minutën e 94-të, penallti të cilën vetëm VAR-i mund ta shihte. E di që është një betejë që asnjëherë s’mund ta fitojë”.

Mourinho pastaj akuzoi UEFA-n se po trajtohet ndryshe nga trajnerët e tjerë.

“Meritoj të trajtohem njëjtë sikur të gjithë të tjerët. Në futboll, nuk ka rëndësi nëse je Lionel Messi ose a po luan lojën e parë. Rregullat duhet të jenë të njëjta për Messin dhe lojtarin e ri”.

“E njëjta është për trajnerët, nuk ka rëndësi nëse je Carlo Ancelotti ose trajner i ri. Këtë e dua në përgjithësi”.

“Nuk pres trajtim të veçantë, dua trajtim të ndershëm, kjo është e gjitha. Nëse bëj diçka të keqe, do të ndëshkohem dhe do të paguaj për të. Por nëse nuk bëj asgjë të keqe, më lër të qetë, të punosh kështu po bëhet e vështirë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit