Mourinho dhe Flick përballen para “El Clasicos”: Kush do ta fitojë çmimin e trajnerit më të mirë?

- Advertisement -

“El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës është ende disa javë larg, por Jose Mourinho dhe Hansi Flick tashmë kanë hyrë në përballjen e tyre të parë direkte të sezonit.

La Liga ka konfirmuar se të dy trajnerët janë nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit gusht.

Në listën e ngushtë është përfshirë edhe Kike Sanchez Flores, trajneri i Deportivo Alavesit.

Mourinho dhe Flick me bilanc perfekt

Gjatë muajit gusht u zhvilluan tri xhiro në La Liga, ndërsa si Mourinho ashtu edhe Flick arritën bilanc të përkryer me nga tri fitore.

Real Madridi, nën drejtimin e trajnerit portugez, mposhti Espanyolin, Real Sociedadin dhe Malagan.

Barcelona e Hansi Flick, kampione në fuqi, triumfoi ndaj Elches, Athletic Bilbaos dhe Rayo Vallecanos.

Kike Sanchez Flores, ndërkohë, udhëhoqi Alavesin drejt dy fitoreve dhe një barazimi.

Barcelona kryeson për shkak të golaverazhit

Pas tri xhirove të para, Barcelona kryeson tabelën me nëntë pikë, po aq sa Real Madridi.

Katalanasit janë në vendin e parë falë golaverazhit më të mirë, +10 kundrejt +8 të Real Madridit.

Deportivo Alaves renditet në vendin e katërt me shtatë pikë.

Kështu, përpara se Mourinho dhe Flick të përballen në fushë në “El Clasico”, rivaliteti mes tyre ka nisur në garën për çmimin individual të trajnerit më të mirë të muajit.

La Liga ka hapur votimin për tifozët, i cili do të zgjasë katër ditë, përpara se të shpallet fituesi i çmimit për muajin gusht.

Të ngjashme

Të fundit