Analisti Valon Syla ka reaguar pas raportimeve të mediave për gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.
Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës duhet të tregojë se si janë zhdukur dhe gjetur këto mostra.
Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shtruar disa pyetje për Qeverinë Kurti.
Ai ka përmendur edhe prindin e Astritit, Avni Deharin, i cili është deputet i VV-së.
“Pyetjet kryesore për Qeverinë Kurti dhe Institucionet përgjegjëse janë; Qysh hupën edhe qysh u kthyen, apo u gjeten mostrat e Astrit Deharit? Kush qenka ai që po i endka poshtë e përpjetë pa leje e pa e ditë publiku ende? Çka po mshefni… qe kanë hup, apo edhe qysh janë kthy? Ku është Avni Dehari? A jeni tu bo hulumtime të fshehta, apo po i fshehni gjurmët mos me ju nxonë dikush për çka pasket bo?”, ka shkruar Syla.