28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haxhiu thotë se Kurti s’ka arritur të largojë as “qenin topall” nga QKUK-ja

- Advertisement -

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me qeverisjen e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, në sektorin e shëndetësisë.

Në një intervistë për EO, Haxhiu ka vlerësuar se ka një dështim total në investime kapitale.

Deputeti i PDK-së ka ironizuar me deklaratën e Kurtit, duke thënë se Kurti nuk e ka larguar as “qenin topall” nga QKUK-ja.

“Realiteti është se në shëndetësi ka qenë një dështim total në investime kapitale. Realizimi i atyre investimeve ka qenë nën 10 për qind. Ashtu siç e kemi parë, shumica e mjeteve buxhetore dedikuar për shëndetësi në tri vitet e fundit kanë shkuar suficit. Gjendja në spitalet tona është e mjerueshme, duket se kryeministri Kurti po jeton në një botë paralele, por më së miri do të thotë këto deklarime dhe mashtrime të tij të rrejshme i sheh qytetari i Kosovës dhe pacientët çdo ditë në spitale tona dhe e shohin çfarë mjerimi është dhe çfarë degradimi në sektorin e shëndetësisë. As atë premtimin e tij që kishte thënë me e largu atë ‘qenin topall’ nga QKUK nuk është sepse brenda një viti i kemi pas tri sulme të qenve ndaj personelit shëndetësor brenda QKUK-së kjo është përshtypja për Kurtin dhe interesimin e tij për shëndetësi”, deklaroi Haxhiu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit