Lufi Haziri thotë se 18 deputetët e LDK janë të bashkuar përveç “episodit” me Bekim Sejdiun

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në.

Haziri tha, se çështja nuk lidhet me emrin e Bekim Sejdiut, por me arritjen e një konsensusi që do të siguronte unitetin e votimit.

“Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i cili ia siguron unitetin e votimit, në mënyrë që ai me siguru unitetin e popullit në të ardhmen”, deklaroi Haziri për KlanKosova.

I pyetur nëse, në rast të një marrëveshjeje edhe me partitë e tjera për Bekim Sejdiun, deputetët e LDK-së do të vazhdonin ta mbështesnin, kështu u shpreh Haziri.

“Mos na ndani, ne jemi 18. Ne e kemi një dallim, një rast, po LDK-ja e ka një vlerë të demokracisë, ne bashkohemi në dallimet tona. Kështu që ajo është vetëm një episod që ka ndodhur në një rast kur janë dalluar…”, tha Haziri.

Të ngjashme

Të fundit