Moment prekës, gazetarin me aftësi të kufizuara e injorojnë të gjithë, por jo edhe Bellingham

- Advertisement -

Një moment emocionues është parë së fundmi në ngjarjen më të madhe sportive në botë, Kampionatin Botëror të futbollit që po zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Një gazetar me aftësi të kufizuara, tentoi që të bëjë pyetje për futbollistët e Kombëtares së Anglisë para ndeshjes me Meksikën, por ai u injorua në masë të madhe.

I vetmi që e respektoi ishte ylli i “Tre Luanëve” Jude Bellingham, i cili iu përgjigj pyetjeve të tij.

Gazetari vinte nga Venezuela dhe dukej tejet i emocionuar gjatë pyetjeve që ia bëri Bellinghamit, i cili aktivizohet me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Të ngjashme

Të fundit