Presidenti i SNS-së, Milos Vuçeviç, thotë se studentja, së cilës iu thye nofulla nga aktivistët e asaj partie, nuk u godit me shkop bejsbolli, por se ajo ra në “një lloj përleshjeje” dhe lëndoi mjekrën kur ra.
Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) , Milosh Vuçeviç, duke folur për dhunën e aktivistëve të SNS-së të cilët i thyen nofullën një studenteje janarin e kaluar në Novi Sad , tha se ishte një vajzë fizikisht e fortë, shumë e gjatë dhe e madhe që po luftonte.
Ai gjithashtu mohoi se ajo ishte goditur me shkop bejsbolli.
Milosh Vuçeviq, duke folur për këtë dhunë të aktivistit të SNS-së , për shkak të së cilës dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, tregoi se si e zgjoi telefoni atë mëngjes dhe se dëgjoi se kishte pasur një sherr dhe se një vajzë ishte plagosur, raporton “Danas”.
“Në të njëjtën kohë, ajo vajzë, e cila është fizikisht e fortë, shumë e gjatë, e madhe, gjithashtu luftoi fizikisht dhe gjatë një rënieje u lëndua në zonën e mjekrës. Ajo nuk u godit me shkop bejsbolli, ajo ra në një përleshje, u shty, ra dhe lëndoi mjekrën gjatë rënies. Mendoj se ajo nuk e theu nofullën për një arsye të thjeshtë, pasi e pamë më 1 shkurt, domethënë vetëm tre ditë më vonë, në një tubim në Novi Sad”, tha Vuçeviq.
Incidenti i kushtoi Vuçeviçit largimin nga posti i kryeministrit.
Pas këtij incidenti, Vuçeviç dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit dhe në atë kohë praktikisht pranoi se anëtarët e SNS-së kishin sulmuar studentët.
Siç e shpjegoi ai në atë kohë, ai paraqiti dorëheqjen sepse beson se është objektivisht përgjegjës për sulmin ndaj studentëve që ndodhi në Novi Sad.






