13 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

“Mjaft me manipulime”, Bajrami dhe Hoti deshifrojnë shtrembërimet e Kurtit për importet dhe eksportet

- Advertisement -
Krahas iniciativës rreth hetimit të kontratave njëburimore, ku Qeveria Kurti akuzohet se ka nënshkruar kontrata sekrete në vlerë qindra miliona euro, për të cilët sot pati seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kanë ngritur alarmin rreth ‘propagandës së kryeministrit Kurti rreth performancës së Kosovës në tregtinë e jashtme’.

Në kontekst të postimeve të tij rreth bilancit të punës së qeverisë të cilën e udhëheq, Kurti pretendoi se përgjatë mandatit të tij ka pasur përmirësim të raportit eksport-import nga 1 me 9 në 1 me 6. Deputetja Bajrami reagoi ashpër ndaj pretendimeve të Kurtit, duke shtuar se “LVV dhe Albin Kurti janë të bindur që qytetarët e Kosovës janë analfabetë funksionalë, përndryshe si mund të justifikohen manipulimet e tyre me shifra në këtë masë.”

Bajrami ka ekspozuar interpretimin e deformuar të Kurtit, duke argumentuar se raporti mes eksporteve dhe importeve në vitin 2023 është 1 me 7, i njëjtë si në vitin 2020.

“Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qënë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 milardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Edhe deputeti Avdullah Hoti përmes një reagimi në Facebook e akuzoi Kurtin për “shtrëmbërim” në interpretimin e numrave në eksport dhe import. Deputeti i LDK-së tha se “mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë”.

Përdredhjet e Kurtit

Kur kanë mbetur edhe pak muaj për të plotësuar mandatin e tij 4-vjeçar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një fushatë në rrjetet e tij sociale për bilancin e punës gjatë qeverisjes së tij. Ai renditi “arritjet”, duke përmendur indikatorë si rritjen mesatare ekonomike dhe dyfishimin e eksporteve si “dëshmi të një qeverisjeje të suksesshme”. Megjithatë, realiteti ekonomik i këtyre indikatorëve mbetet vite dritë larg përdredhjeve të kreut të qeverisë.

Kurti në vazhdimësi ka pretneduar përmirësim të raportit eksport-import në kohën kur të dhënat për Tregtinë e Jashtme të Mallrave në Kosovë gjatë vitit 2023, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë për një rrjedhë shumë negative të eksporteve dhe thellim të deficitit.

Përgjatë muajve të vitit 2023, raportet e tregtisë se jashtme të Kosovës, të publikuara nga ASK-ja, treguan për një rritje të theksuar të deficitit tregtar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit