10.3 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Mitrovica përkujtoi veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli

- Advertisement -

Sot në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” buzë lumit Ibër, u mbajt orë përkujtimore, me rastin e 12 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Sabit Veseli.

Në këtë akademi përkujtimore ishin të pranishëm kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari, Arin Tahiri, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtorë komunal, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, anëtarë të familjes Veseli.

Hapja e këtij takimi u bë nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vadete Idrizi, e cila pasi ka përshëndetur të gjthë të pranishmit, ka thënë se kjo orë përkujtimore po i kushtohet një burri të madh, një njeriu të jashtëzakonshëm dhe një patrioti të vërtetë, i cili tash e 12 vite nuk jeton në mesin tonë, por vepra e ti, guximi dhe vizioni i tij do të jetojnë brez pas brezi, e gjeneratë pas gjenerate.

Ndërsa, në fjalën e tij kryetari i komunës, Bedri Hamza, duke folur për figurën e patriotit, Sabit Veseli, tha se sot, në dymbëdhjetë vjetorin e ndarjes së tij nga ne, e përkujtojmë me nder dhe respekt të madh njërin nga djemtë më të vyer të këtij vendi, njërin nga djemtë me të përkushtuar e më të devotshëm të çështjes kombëtare në këto anë.

“Sabit Veseli dhe të gjithë heronjtë e dëshmorët e kombit, që janë burim frymëzimi dhe inspirimi për ne, e që duhet të jenë burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm, nuk do ti nderojmë mjaftueshëm nëse nuk reflektojmë drejtë e mençur për obligimet dhe përgjegjësit tona, kolektive, individuale dhe institucionale në raport me sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve tanë dhe amanetet e tyre për vendin tonë. I përjetshëm qofte kujtimi për Sabit Veselin, i përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit”, tha kryetari Hamza.

Kjo orë përkujtimorë u mbajtur nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe për të gjithë të pjesëmarrësit e pranishëm pati edhe recitale dhe muzikë klasike, interpretuar nga pianisti Yll Haliti.

Po ashtu përfaqësuesit komunal kanë bërë homazhe pranë varrit të të ndjerit në fshatin Broboniq.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=427424402752422&id=100064545981938

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit