Analisti Ilir Mirena është tallur keq me listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosjes për deputetë.
Ai ka vlerësuar se partia në pushtet ka bërë regres në këtë drejtim.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kjo parti dikur në liste kishte Visar Yerin, kurse tani ka Edona Llalloshin.
“Çfare progresi i VV’se! Prej Visar Imerit n’Edona Llalloshin. Miremengjesi, se harrova…”, ka shkruar Mirena.