24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Mira Murati emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e OpenAI

- Advertisement -

Inxhinierja me prejardhje shqiptare, Mira Murati, është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme përkohësisht e OpenAI, pas largimit të Sam Altman nga kjo pozitë.

Murati deri më tani ushtronte pozitën e Shefes së Teknologjisë në OpenAI në Microsoft.

Bordi i drejtorëve të OpenAI njoftoi të premten se Sam Altman do të tërhiqet si CEO dhe do të zëvendësohet nga Mira Murati.

Kompania tha se kreu një proces shqyrtimi konsultativ dhe arriti në përfundimin se Altman nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin, duke penguar aftësinë e bordit për të ushtruar përgjegjësitë e tij.

“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI”, thuhet në deklaratë.

Mira Murati gjithashtu njihet si një ndër themelueset e ChatGPT-së, ueb-sajtit që tani numëron qindra miliona përdorues.

Murati me prejardhje është nga Vlora e Shqipërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit