Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mobilizimin qytetar në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë.
Çitaku ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe gjatë ditëve në vijim, duke theksuar se qëndrimi i tyre lidhet me mbrojtjen e historisë së Kosovës dhe të ardhmen e saj.
Ajo ka thënë se populli po e shpreh qëndrimin e tij qartë dhe me zë të lartë.
“Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë. Populli po e thotë fjalën e vet. Zëshëm. Qartë”, ka shkruar Çitaku.
Sonte, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet protesta e shtatë, e cila nis në orën 21:00.






