Ministria konfirmon transferimin e Bekim Hoxhës nga AUV-i në Agjencinë Pyjore

- Advertisement -

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për transferimin e përkohshëm të Bekim Hoxhës.

Sipas njoftimit në Facebook, Hoxha, i cili mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, është transferuar për një periudhë prej një muaji në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se transferimi është bërë në interes të institucionit, me qëllim të sigurimit të funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit