Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka shkruar për takimin e kryediplomates Annalena Baerbock me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, thuhet se në takim është diskutuar se “si të hapet rruga e Kosovës drejt anëtarësimin në KiE”.
“Më pak se tre javë deri në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Anna Baerbock diskutoi me Albin Kurtin se si të hapet rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE.” – thuhet aty.
Just under three weeks to go until the #CoE Committee of Ministers in Strasbourg. @ABaerbock discussed with @AlbinKurti on the sidelines of #petersberg24 how to pave the way for #Kosovo|’s @CoE membership. pic.twitter.com/JkzQPSPvTY
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) April 26, 2024
Zyra e Kurtit ndërkaq, sa i përket kësaj çështje, njoftoi se në takim është diskutuar për “procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.
“Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.” – thuhej në komunikatë.