16.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Ministria e Jashtme gjermane shkruan për takimin Baerbock-Kurti: Folën se si të hapet rruga e Kosovës për KiE

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka shkruar për takimin e kryediplomates Annalena Baerbock me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, thuhet se në takim është diskutuar se “si të hapet rruga e Kosovës drejt anëtarësimin në KiE”.

“Më pak se tre javë deri në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Anna Baerbock diskutoi me Albin Kurtin se si të hapet rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE.” – thuhet aty.

Zyra e Kurtit ndërkaq, sa i përket kësaj çështje, njoftoi se në takim është diskutuar për “procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë.” – thuhej në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit