15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Ministri Krasniqi viziton Graçanicën

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar Komunën e Graçanicës.

Përmes një postimi në Facebook nga ministria, është bërë e ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Graçanicës, me ç’rast ka diskutuar me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajetin, për bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës, procesin e projekteve komunale dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore.”, thuhet në njoftim.

Në njoftimi bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, ministri Krasniqi dhe nënkryetari Ajeti kanë vizituar projektin “Rregullimi i stazës te Shkolla Fillore deri te banesat Padelishte” të financuar nga Granti i Performancës Komunale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit